Bashkia Lezhë në bashkëpunim me Colacem Albania-Gocaj, përmbyllin me sukses një punë shumë të domosdoshme që iu vjen në ndihmë fermerëve të cilët merren me mbarështimin e kafshëve të imta dhe jo vetëm.
Dhjetra lera janë ndërtuar përgjatë Malit të Kakarriqit, duke iu shërbyer fermerëve të Torovicës, Balldrenit dhe Kakarriqit etj. Kjo ka ndihmuar shumë sepse tani për bagëtitë e tyre fermerët kanë më pak mund. Lerat më ujë ua kanë bërë më të lehtë punën sepse më parë bagëtitë i ulnin në fushë për të pirë ujë.
Krahas realizimit të këtij investimi, Agjensia e Shërbimit Pyjor pranë Bashkisë Lezhë, po merret edhe me pastrimin e bimësisë, krasitjen e pemëve apo mbjelljen në sipërfaqe të caktuara.
Kryetari i Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj, ndër të tjera theksoi që, fauna, flora dhe mjedisi në terësi, kanë të gjithë vemendjen tonë, ndaj investime të tjera do të vijojnë pa ndërprerje.
Rr.Lelçaj