Përfaqësues të Shoqatave të bashkive dhe rajoneve nga e gjithë Europa janë mbledhur në këtë forum me temën “Investing in Western Balkans – Investing in Europe”, që do të ketë në fokus ekonominë, lidhjen e territoreve dhe shoqërinë civile me synim të rinjtë, kulturën si dhe sigurinë.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të qeverive, ministrive të jashtme e të ekonomisë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, si dhe dy shtete anëtare të BE-së nga rajoni – Kroacia dhe Sllovenia .
Përveç kësaj, vendet e tjera anëtare të BE-së, duke përfshirë Austrinë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë, si dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Institucioneve Financiare Ndërkombëtare, pritet të marrin pjesë në këtë takim.
Rr.Lelçaj