BASHKIA LEZHË PJESË E PROGRAMIT EUROPIAN URBACT IV
U priten në Lezhë nga Z. Ermal Pacaj Zv/Kryetar i Bashkisë Lezhë dhe Z. Elson Frroku Drejtori i Projekteve Strategjike, përfaqësuesit e Bashkisë së Veronës Z. Marco Buemi Koordinator i projekti Re-Gen dhe Znj. Raffaella Loice Eksperte kryesore e projektit RE-Gen.
Projektin Re-Gen (Rigjenerimi i hapësirës publike përmes qendrave të integruara të sporteve urbane për pjesëmarrjen e të rinjëve) është shpallur fitues në Programit Europian “URBACT IV”. Ky projekt udhëhiqet nga Bashkia e Veronës si partner kryesor dhe 8 partnerë të cilët janë institucione të ndryshme në Europë, në të cilën bën pjesë edhe Bashkia Lezhë.
Qëllimi i takimit ishte prezantimi i strukturës së programit, objektivat e përcaktuara si dhe hapat e ardhshëm të nevojshëm për zbatimin efektiv të tij si nga eksperti drejtues, ashtu edhe nga anëtarët e ekipit të projektit.
Aktiviteti vijoi me takimin e të rinjëve të cilët janë edhe përfituesit kryesor të këtij projekti, ku u njohën më nga afër më projektin dhe hapat e tij. Të rinjtë u ftuan që të bëhën pjesë aktive e këtij projekti.
Një nga rezultatet kryesore të këtij projekti është hartimi I një plan veprimi të integruar pwr vitalizimin e zonave/godinave tw adandonuara, I cili do të hartohet për çdo qytet në fund të projektit , i ndarë në nivel ndërkombëtar dhe të BE-së.