DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR DHUNËS
“Me qëllim sensibilizimin kundër dhunës në familje, Bashkia Lezhë organizoi aktivitetin në kuadër të “Ditës Ndërkombetare Kundër Dhunës”, ku ishin të pranishëm institucione, të rinj, nxënës dhe përfaqësues të strehëzës së “Edlira Haxhiymerit”.
Gjatë aktivitetit u prezantua iniciativa e të rinjve të qytetit të Lezhës, të cilët krijuan një udhëzues për dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore. Gjithashtu, u ndanë mesazhe sensibilizuese me qëllim për të siguruar një kulturë paqeje, tolerance, mirëkuptimi dhe një shoqërie pa dhunë.
Falenderojmë Strehëzën për gra dhe vajza të “ Edlira Haxhiymerit” për mbështetjen e viktimave të dhunës dhe iniciativat e vazhdueshme për të kontribuar për komunitetin e Lezhës.” – Bashkia Lezhe, Facebook