Pas hapjes së Thirrjes së Dytë për projekt propozime që Bashkia Lezhë ka shpallur me datë 6 Shkurt 2019, ditën e Marte me datë 19 Shkurt 2019 u mbajt një seance informimi për organizatat e shoqërisë civile të interesuar për të konkuruar në këtë thirrje. Përfaqesuesja e projektit Reload, Znj. Eglantina Gollaj Projekt Menaxhere e projektit, kurse për Bashkinë Lezhë Z. Petrit Marku, bënë prezantimin e prioriteteve dhe i’u përgjigjën pyetjeve të shumta nga të pranishmit.
Pytjet lidhur me pranueshmërinë e aplikantëve, mundësia e organizatave lokale për të konkuruar në arenën kombëtare, aftësitë administrative të organizatave ishin shqetësimet kryesore të cilat morën përgjigje, dhe ngjallën debate të shumta, të cilat do të ndihmojnë programin Reload që të ndërhyjë në përmirësimin e metodologjisë për thirrjet e tjera. Të gjitha pyetjet dhe përgjigjet që u dhanë në këtë takim do të jenë online në seksionin pyetje/përgjigje në dritaren e dedikuar projektit Reload në faqen e UNDP Shqipëri







