Me rastin e 7-Marsit, kreu i Bashkisë z.Fran Frrokaj priti një grup mësuesish dhe drejtuesish të shkollave të Lezhes. Duke ju uruar mirëseardhjen çdonjërit nga mësusesit, Frrokaj ju dhuroi nga një buqetë me lule si shënjë e respektit dhe mirënjohjes në edukimin dhe arsimimin e brezave. Në bisedën e ngohtë, Frrokaj në emrin e tij personal, të qytetarëve dhe administrastës së Bashkisë Lezhë ju përcolli atyre urimet më të përzemërta në ditën e 7-Marsit, Festës së Mësuesit. Ai vlerësoi kontributin e tyre dhe punën e palodhur në edukimin, formimin e arsimimin e nxënësve që nga shkolla fillore e deri në atë të mesme. Puna juaj është investimi më i dobishëm në përgatitjen me dije e kulturë të gjeneratava që nesër do i japin zhvillim e integrim bashkëkohor vendit. Mësuesi, vijoi Frrokaj, si çdo profesion tjetër duhet motivuar për të arritur shkallët e kualifikimit profesional, por nga ana tjetër duhet vlerësuar dhe i duhet dhënë një status i cili të mos shkelet lehtë nga erërat e ndryshimeve politike. Bashkia Lezhë është përpjekur maksimalisht për të krijuar kushte sa më të mira në shkolla, përpjekje e cila do të vazhdojë edhe më intensivisht në të ardhmen. Nderim përjetë, respekt dhe mirënjohje ndaj kontributit tuaj të pazëvendësueshëm, suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes, vlerave qytetare e atdhetare. Ky ishte dhe mesazhi që kreu i Bashkisë z.Fran Frrokaj ju drejtoi gjithë mësuesve e drejtuesve të shkollave të Lezhës me rastin e 7-Marsit, Festës së Mësuesit. Të pranishmëve në këtë takim iu shpërndanë albume të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, të cilët do të jenë pjesë e pasurisë bibliotekare të shkollave.
Përgatiti Rrok Lelçaj Lezhë, 07.03.2019