Ju ftojmë që të merrni pjesë në siparin hapës (Info Day) të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) në të cilin Bashkia Lezhë po angazhohet për hapjen e Thirrjes së e IV-t të këtij programi, i cili financohet 100% nga fondet e bashkisë.
Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke stimuluar dhe krijuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.
Në këtë takim do të diskutojmë fushat prioritare mbi bazën e të cilave do të shpallet Thirrja e IV-të për projekt propozime.
Fusha e Prioriteteve si mëposhtë :
1. Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm bazuar në trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Lezhës;
1.1 Promovimi i resurseve turistike.
1.2 Zhvillimi i kapaciteteve njërëzore për një turizmem të qëndrueshëm.
2. Cilësia e jetës dhe komuniteti;
2.1 : Rritja e aftësive, aksesit dhe përfshirjes digjitale të komunitetit në shoqërinë e informacionit.
2.2 : Shtimi i shanseve integruese, pasurimi dhe modernizimi i jetës së fëmijeve, të rinjve dhe grave.
2.3 Aftësim dhe orientim i të rinjve për tregun e punës.
3. Art & Kulturë;
3.1.Evidentimi dhe promovimi instensiv I trashëgimisë së pasur kulturore, historike dhe arkeologjike të Lezhës të shtimit të cilësisë dhe llojshëmërisë së ofërtës turistike për vizitorët e Lezhës.
3.2. Promovimi i jetës artistike dhe kulturore të qytetit të Lezhës.
4. Mbështetje për sportin, disiplina futboll.
4.1. Promovimi I talenteve të reja në disiplinën e sportit.
Thirrja do të jetë e ndarë në dy lote:
Loti 1:
1. Mbështetje për sportin, disiplina futboll;
Loti 2:
2. Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm bazuar në trashëgëminë kulturore dhe natyrore të Lezhës;
3. Cilësia e jetës dhe komuniteti;
4. Art & Kulturë;
Jeni të ftuar të ndani me ne mendimet dhe sugjerimet tuaja në këtë takim.
Takimi do të organizohet me datë 22/07/2022 ora 10:00, pranë Qendrës Kulturore e Fëmijeve, Bashkia Lezhë.
Ps: Ju lutem shpërndajeni ketë informacion tek të gjitha organizatat që mendoni që janë të interesuara.
Konfirmoni pjesëmarrjen në adresën: projektet.strategjike@lezha.gov.al deri me datë 21/07/2022.