Shkarko dokumentin e thirrjes
Shkarko vendimin per emerimin e anetareve te KVR-se
Në mbështetje të ligjit Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” neni 8, pika 1 dhe 2; të ligjit Nr.75/2019 “Për Rininë” neni 10, pika 3; Manualit për Ngritjen e Këshillave Vendore të Rinisë pranë Bashkive si dhe Vendimit Nr.44, datë 27.04.2022 të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të këshillit vendor të rinisë si dhe mënyrës së organizimit dhe funksionimit tij” Bashkia Lezhë shpall thirrjen publike për anëtarësimin në Këshillin Vendor të Rinisë.
Thirrja është e hapur për të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret.
Kandidati/ja duhet të jenë banorë të Bashkisë Lezhë dhe të moshës prej 15 deri në 29 vjeç.
Përzgjedhja mes individëve që kanë shpreh interes bëhet nga grupi i punës përgjegjës i ngritur pranë Bashkisë duke u bazuar në kriteret dhe procedurat që parashikon ligji, përkatësisht si më poshtë:
1. Kandidatët përfaqësues të oganizatave rinore ose për të rinjtë duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
a) Të jenë përfaqësues të një organizate rinore ose për të rinjtë;
b) Të mos jetë i dënuar;
c) Të ketë përvojë në projekte, nisma dhe veprimtari rinore dhe për të rinjtë;
d) Të mos ketë konflikt interesi për shkak të angazhimit të KVR;
Kandidatët për KVR, përfaqësues të oganizatave rinore ose për të rinjtë duhet të shfaqin interesin e tyre dhe të paraqesin brenda afatit dokumentat e mëposhtme me postë pranë Bashkisë Lezhë,:
a) Kërkesë me shkrim ku të shprehë interesin dhe motivimin për aplikim;
b) Jetëshkrim;
c) Fotokopje të dokumenteve që mbështesin shënimet e jetëshkrimit;
d) Vërtetim të gjëndjes gjyqësore;
e) Vetëdeklarim lidhur me shmangien e konfliktit të interesave;
f) Referenca nga të paktën 2 bashkëpunëtorë të mëparshëm.
2. Kandidatët për KVR, përfaqësues nga të rinj aktiv të njësisë administrative duhet të përmbushin këto kritere:
a) Të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë;
b) Të jetë përfshirë në organizimin dhe në zbatimin e aktiviteteve rinore apo në promovimin e të rinjve;
c) Të mos ketë konflikt interesi për shkak të angazhimit në KVR.
Kandidatët për KVR, përfaqësues nga të rinj aktiv të njësisë administrative duhet të aplikojnë brenda afatit dhe të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme me postë pranë Bashkisë Lezhë:
a) Kërkesë me shkrim;
b) Jetëshkrimin (CV);
c) Fotokopje të dokumentave që vërtetojnë jetëshkrimin;
d) Vërtetimin e gjëndjes gjyqësore ose vetëdeklarimin e saj;
e) Letër interesi/motivimi;
f) Vetëdeklarimin e konfliktit të interesit.
Thirrja për kandidatët e KVR-së do të publikohet në faqen zyrtare të Bashkisë Lezhë, në mjediset e bashkisë dhe/ose në rrjetet sociale të institucionit për një periudhë prej 30 (tridhjetë) ditësh.
Shqyrtimi i aplikimeve dhe përzgjedhja e tyre do të bëhet brenda 10 (dhjetë) ditëve kalanderike nga data e mbylljes së aplikimeve.
Njoftimi me emrat që plotësojnë kriteret do të publikohet në faqen zyrtare të institucionit, në mjediset e bashkisë dhe/ose në rrjetet sociale të institucionit.
*Dokumentacioni duhet te dorezohet fizikisht prane protokollit te Bashkise Lezhe.