INFO DAY “Hapja e Thirrjes së IV-t të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) i financuar 100% nga fondet e Bashkisë Lezhë”
Sot me datë 22/07/2022 në orën 10:00 tek Qendra Kulturore e Fëmijeve, Bashkia Lezhë organizoi takimin me Organizatat e Shoqërisë Civile. Ne këtë takim i OSHC-t u informuan për hapjen e Thirrjes së IV-të në kuadër të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) e cila është e financuar nga fondet e Bashkise Lezhë.
Në takim mori pjesë Znj. Eueda Molla, Zv. Kryetar i Bashkisë Lezhë si dhe Z. Elson Frroku, drejtor i Drejtorisë së Projekteve Strategjike, Evropës, Migracionit, Diasporës, Komunikimit dhe Transparencës si dhe 28 përfaqësues të OSHC-ve.
Axhenda e takimit konsistonte në një prezantim të shkurtër mbi zbatimin e Programin ReLOaD, Informim mbi projektet e zbatuara në tre Thirrjet e para publike si dhe prezantimi prioriteteve, afatet e përafërta të shpalljes së thirrjes së katërt, shuma në dipozicion dhe kohëzgjatja e zbatimit të projekteve.