Këshilli Bashkiak i Lezhës, nën drejtimin e kryetarit Ernest Rakaj, në mbledhjen e radhës, me shumicë votash miratoi projektvendimin që kishte të bënte me pagesën e qirasë sipas vlerës së tregut të lirë, për familjet e evakuara nga banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti i 26-Nëntorit. Kreu i Bashkisë Pjerin Ndreu theksoi se 160 familjet e miratuara janë kontigjenti i parë që do përfitojnë bonus qiraje por ne nuk do ndalemi këtu, dhe skema do fillojë të funksionojë që këtë muaj.
Ndreu nënvizoi faktin se problem mbeten pallatet e vjetra te Lagjja “Besëlidhja” dhe katër pallate tek Lagjja “Gurra”. Por. brenda kësaj jave do mbyllim proçesin e këtyre pallateve dhe do merret vendim në Këshill se çfarë duhet prishur dhe çfarë jo. Në mbledhje pati debat për problemin e strehimit të familjeve në raport me sipërfaqen që kanë patur në shtëpitë e tyre.
Kryetari i Bashkisë Pjerin Ndreu informoi në Këshill se pjesa dërrmuese e financave të qirase do përballohet me të ardhurat e bashkisë.
Në fund, Këshilli Bashkiak miratoi dhe projektvendimin për përdorimin e fondit të kushtëzuar për bllokndihmën ekonomike deri në 6% për muajt Nëntor-Dhjetor 2019.
Përgatiti: Rrok LELÇAJ, Lezhë, 16.12.2019