Konsultim Publik për dhënien në përdorim të sipërfaqes pyjore në Njësinë Administrative Ungrej
Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit Nr.107/2014 “Për planifikimin e territorit” i ndryshuar, Ligjit Nr.57/2020 “Për pyjet”, Bashkia Lezhë ka ndërmarrë nismën për vlerësimin e sipërfaqes pyjore për zhvillimin e veprimtarisë së sipërmarrjes për vendosjen e paneleve diellore me qëllim arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm, shfrytëzimin e burimeve pyjore dhe plotësimin e nevojave të sipërmarrjes publike. Në kuadër të kësaj nisme ju ftojmë në konsultimin publik që do të zhvillohet ditën e merkurë me datë 18.10.2023, ora 10:00, në ambientet e Qendrës Kulturore të Femijëve, Lezhë.
Janë të ftuar të marrin pjesë gjithë grupet e interesit për përcjelljen e rekomandimeve të cilat mund ti dërgojnë edhe në adresën e emailit info@lezha.gov.al