Për të dytin vit radhazi Bashkia Lezhë organizon Festivalin e Gastronomisë: ”Lezha Gatuan ‘. Me produktet e tyre, merrnin pjesë restorantet më të njohur, kuzhinierët më të mirë, kryesisht te Lezhes, të ardhur nga rrethe të tjera të vendit, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe mali i Zi, ku spikati një meny me plot krijimtari dhe shije pa harruar gatimet tradicionale bio. Më shumë se një garë, festivali i gastronomisë synonte promovimin e gatimeve të traditës dhe të kuzhinës moderne me praktikat më konkuruese, tani në prag të sezonit turistik. Ne ketë aktivitet ishin te pranishem edhe perfaqesues të Bashkisë së Danilofgradit Mali i Zi dhe Bashkisë së Trebinjes Bosnje Hercegovinë, të cilat bashkë me bashkinë e Lezhës janë përfëshirë në projektin: “Jetësimi i Kalave”. Të gjitha stendat e ekspozuara me prodhimet e kuzhines së Lezhës e më gjërë u vizituan nga qytetarë, turistë, përfaqesues të shoqatave të restoranteve, të kulinarisë dhe agjensive hoteliere turistike.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës zoti Fran Frrokaj, duke falenderuar bashkëpunimin me bisneset, hotelet e restorantet, vlerësoi si mjaft të arrirë organizimin e këtij festivali, ku Lezha e ka kthyer tashmë në traditë të përvitëshme ekspozimin e ekesperiences në të gatuar.
Evidentuan punën e mirë që bën Bashkia e Lezhës në promovimin e gastronomisë edhe kryetari i shoqatës së Restoranteve të Shqipërisë Kujtim Dervishi si dhe zëvëndëskryetrja e Këshillit të Qarkut Korçë Mimoza Shuli. “Lezha Gatuan” ka gjithçka pozitive, pasi ky prag sezoni turistik nis me aktivitete të tilla, ku Bashkia ka si qellim kryesor promovimin e kulinarisë e kuzhinës së pasur bio aq e pëlqyer nga vizitorët, pushuesit dhe turistët e huaj. Shumë nga ata që e ndoqën nga afër këtë festival u shprehen se, këtu në Lezhë, po gjëjmë gjithë atë gastronomi të pasur e mjaft të preferuar, që na shërben për të kaluar një sezon turistik të shkëlqyer.
Rr.Lelçaj Lezhë, 06.05.2019
Related items
Njoftim me “Shpallje publike të listes së personave perfitues të pronës së tyre”
Njoftim me “Shpallje publike të listes së personave perfitues të pronës së tyre” (5) Bashk