Është perkujtuar në qytetin e Lezhës 5-Maji, Dita e Deshmorëve. Me këtë rast në varrezat e deshmorëve bënë homazhe e vendosen kurora me lule drejtues të pushtetit lokal, veteran të luftës, pjesëtarë e të afërm të familjeve të të rënve, përfaqësues të partive politike, punonjës të administratës publike dhe qytetarë të Lezhës. Në fjalën e tij përshëndetëse zëvëndëskryetari i Bashkisë Lezhë Enver Hafizi vlerësoi lart aktin sublim të deshmorëve tanë, që dhanë jetën për lirinë e vendit si dhe kontributin e veteranve në luftë kundër pushtuesit të huaj. Solli mesazhet e tij të vleresimit të aktit sublim të të rënëve për liri prefekti i Lezhës Gjergj Prendi i cili theksoi se do të nderojmë 5-Majin e çdo viti si pjesë e qenësishme e kujtesës tonë historike dhe si krenari e pasuri kombëtare me vlera të veçanta. Ndërkohë, kryetari i Organiztës së Veteranëve të Luftës Deli Bisha dhe anëtarë të tjerë të veteranëve të luftës, në këtë veprimtari homazh, evokuan heroizmin e deshmorëve të Lezhës, që meritojnë nderim të veçantë dhe mirënjohjen më të thellë. Shqipëria që kemi sot është kontribut e sakrificë sublime i gjakut të derdhur nga dëshmorët tanë.
Lezhe,5.5.2019 Pergatiti Rrok Lelçaj