Nën drejtimin e kryetarit Kristian Gjidoda është mbledhur Këshilli Bashkiak i Lezhës. Me shumicë votash këshilli shqyrtoi dhe miratoi një sërë projekt vendimesh që kishin të bënin kryesisht me dhënien e ndimës ekonomike për përiudhën 1- 31 korrik 2018, kompensimin e energjisë elktrike dhe dhënien e pagesës për përsonat me aftësi të kufizuar.
Më pas u kalua në shqyrtimin dhe miratimin e projekt vendimit “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6%. Si pikë e rëndësishme e rendit të ditës u paraqit dhe projekt vendimi: “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 11 datë 29.01.2018, për miratimin e nivelit të taksave dhe tarifave vendore për vitin 2018 dhe në vendimin e Keshillit Bashkiak nr.52 datë 25.04.2018. Rreth kesaj pike pati pyetje, diskutime e sygjerime qe trajtonin aktivitetin e biznesit privat ne zonat e plazhit. Arben Ndoi drejtor i taksave dhe tarifave vendore prane bashkise Lezhe, parashtroi dhe argumentoi nivelin e taksave te ndryshuara, ku u dha pergjigje dhe pyetjeve te anetareve te keshillit bashkiak. Ndërkohë u miratua dhe projekt vendimi për miratimin e projekt buxhetit afatmesëm 2019-2021 (faza e parë) të Bashkisë Lezhë. Nga Keshilli Bashkiak u miratua dhe projekt vendimi i marreveshjes se bashkepunimit mes Bashkise Lezhe dhe fondacionit TERRE DES HOMMES dhe organizates WORLD VISION per funksionimin e qendres komunitare multifunksionale.
Përgatiti: Rrok Lelçaj Lezhë, 19.07.2018