Bashkia Lezhë, me te ardhurat e saj, ka ndërhyrë duke bërë për herë të parë ndriçimin e rrugës së Kunes në bregdetin e plazhit të Shëngjinit. Ky investim është mirëpritur si nga banorët vendas ashtu dhe vizitorët e turistët e huaj që preferojnë për të kaluar pushimet e verës pranë këtij plazhi. Në këto kushte pushuesit ndjehen më komod për ta përshkuar këtë rrugë buzë bregdetit të shëngjinit edhe natën. Ndriçimi i rrugës së Kunes i shton hijëshinë plazhit, ku këtë fundjave u vizitua nga mijëra turistë.
Rr.LELÇAJ