Punonjes e drejtues te Njesise Administraitve Shengjin punuan sot ne pastrimin e prerjen e bimesise se keqe ne rrugen nga kryqezimi i Lapidarit ne drejtim te liqenit te Knalles. Ky segment i aksit kryesor rrugor Lezhe-Shengjin, qe eshte dhe nje porte hyrese per ne zonen turistike te bregdetit, nga ku levizin qytetare, pushues e turist te huaj, me punen qe po behet per pastrimin e mjedisit, tani, krahasuar me pare, performon krejt tjeter pamje. Drejtuesi i kesaj Njesie Gentian Malotaj, ben te ditur se ne baze te nje plani te detajuar masash, aksioni per pastrimin e territorit nuk do te jete nje fushate, por nje pune e vazhdueshme qe nuk do te kete te ndalur. Objektiv nuk do te jete vetem aksi kryesor rrugor, por gjithe rruget, anekset e territori i Shengjinit, me synim qe te krijojme nje tjeter imazh per mjedisin per kete zone me resurse turistike te rralla
Rr.lelçaj Shengjin 09.10.2019