Sheshi “Gjergj Kastrioti” para Bashkisë Lezhë, pas shumë problemesh të trashëguara në sistemin e rrjetit elektrik të ndriçimit, mbremë është ndriçuar i tëri. Ky shërbim i rëndësishëm për komunitetin qytetar të Lezhës kryhet në një kohë rekord falë interesimit të drejtpërdrejtë të kreut të Bashkisë Lezhë z.Pjerin Ndreu, dhe ndërhyrjes që bënë punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në zëvendësimin e kabllove të dëmtuara dhe llampave të djegura. Siç bën të ditur kryebashkiaku Ndreu, një tjetër projekt ndriçimi do aplikohet shumë shpejt në gjithë Lezhën, si në qytet ashtu edhe në zonat periferike.
Bashkia e Lezhës çdo mëngjes e nis ditën me një punë dhe projekt të ri që ka të bëjë me përmirësimin e shërbimeve në komunitet dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët.
Rr.Lelçaj, Lezhë, 03.10.2019