NJOFTIM
PËR ORGANIZIMIN E DËGJESËS PUBLIKE PËR MIRATIMIN E HAPJES SË RRUGËS PUBLIKE NË FSHATIN UNGREJ, NJËSIA ADMINISTRATIVE UNGREJ, BASHKIA LEZHË
Bazuar në Ligjin nr. 139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen vendore”, Ligjin nr. 8480, datë 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, Ligjin nr. 107/2014 datë 31.7.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” Bashkia Lezhë ka përgatitur projekt-vendimin e Këshillit Bashkiak për hapjen e rrugës publike në fshatin Ungrej, Njësia Administrative Ungrej, Bashkia Lezhë.
Në vijim të procesit të konsultimit me publikun ju ftojmë të merrni pjesë në dëgjesën publike, ditën e marte me datë 20 Maj 2025 ora 11.00 në sallën e Bibliotekës “Gjergj Fishta” Lezhë, ku do të bëhet prezantimi i dokumentave për miratimin e hapjes së rrugës publike në fshatin Ungrej.
Ju mirëpresim për të ndarë mendimet tuaja.