NJOFTIM PËR ORGANIZIMIN E DËGJESËS PUBLIKE PËR MIRATIMIN E HAPJES SË RRUGËS SË VARREZAVE TË FSHATIT RRAS, NJËSIA ADMINISTRATIVE UNGREJ, BASHKIA LEZHË, NË FONDIN PYJOR BASHKIAK DHE PROCEDURËN PËR PËRDORIMIN E SIPËRFAQEVE QË DO TË PREKEN NGA NDËRTIMI I RRUGËS AUTO TË VARREZAVE TË FSHATIT RRAS, NJËSIA ADMINISTRATIVE UNGREJ, BASHKIA LEZHË.
Bazuar në Ligjin nr. 139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen vendore”, Ligjin nr. 8480, datë 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, Ligjin nr. 107/2014 datë 31.7.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, në Ligjin nr. 57/2020 datë 30.4.2020 “Për Pyjet “, në VKM-në nr.888 datë 27.12.2022 “Për rastet e dhënies në përdorim dhe për ndryshimin e kategorisë së përdorimit, proçedurat dhe dokumentacioni përkatës për ndryshimet e sipërfaqeve dhe pakësimin në volum nga fondi pyjor kombëtar apo zgjerimin e tyre”, VKM-në nr. 559 datë 29.07.2022 “Për përcaktimin e çmimeve dhe tarifave për dhënien në shfrytëzim/përdorim të fondit pyjor kombëtar, për veprimtari ekonomike, si dhe për prodhimet drusore dhe jodrusore pyjore”, udhëzimin Nr. 1, datë 26.01.2017, të Ministrit Mjedisit, “Për mbajtjen e kadastrës së fondit pyjor dhe kullosor kombëtar” Bashkia Lezhë ka përgatitur dokumentacionin për hapjen e rrugës së varrezave Rras dhe përdorimin e sipërfaqeve të ekonomisë pyjore që do të preken nga ndërtimi i saj.
Në vijim të procesit të konsultimit me publikun, ju ftojmë të merrni pjesë në dëgjesën publike, ditën e marte me datë 20 Maj 2025 ora 11.00 në sallën e Bibliotekës “Gjergj Fishta” Lezhë ku do të bëhet prezantimi i dokumentacionit shoqërues.
Ju mirëpresim për të ndarë rekomandimet tuaja.
Njoftim
Njoftim Fshati RrasProjekt-vendim
Projekt-vendim 2Relacion 1
RelacionRelacion 2
Relacion 2Raport teknik-ekonomik
Raport teknik-ekonomikHartë
Harta 2