Njoftim për organizimin e dëgjesës publike për miratimin e rregullores së shërbimit funeral në Bashkinë Lezhë
Mbështetur në Ligjin 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” dhe Rregulloren “Për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Kompetencat e Administratës së Bashkisë Lezhë” e miratuar me VKB Nr. 393 datë 18.07.2022, Ju njoftojmë për zhvillimin e dëgjesës publike në lidhje me miratimin rregullores së shërbimit funeral në Bashkinë Lezhë. Qëllimi i dëgjesës publike është të informojë qytetarët mbi draft-rregulloren e shërbimit funeral në Bashkinë Lezhë dhe të mbledhë mendime, sugjerime dhe vërejtje nga komuniteti dhe grupet e interesit, me qëllim përmirësimin e saj.
Dëgjesa publike do të zhvillohet në datën 14.07.2026 ora 11:00 në sallën e Bibliotekës “At Gjergj Fishta” Lezhë. Rekomandimet mund t’i dërgoni deri në datën 14.07.2026, në adresën zyrtare të email info@lezha.gov.al.
