Finalizohet binjakëzimi mes Bashkisë Lezhë dhe Komunës së Bra në Itali
“Sot finalizuam binjakëzimin mes Bashkisë Lezhë dhe Komunës së Bra-s në Itali, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes komuniteteve tona.
Nisma për këtë partneritet lindi edhe si një vlerësim për komunitetin e madh zadrimor që jeton dhe punon në Bra, një komunitet që ndër vite ka përfaqësuar me dinjitet kulturën e Zadrimës dhe vlerat më të mira të vendit tonë.
Së bashku me Kryetarin e Komunës Bra, Z. Giovanni Fogliato, nënshkruam marrëveshjen në praninë e përfaqësuesve institucionalë, delegacionit italian dhe bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë e kontribuojnë në këtë komunë.
Ky binjakëzim do të shërbejë si një urë bashkëpunimi për të afruar edhe më shumë qytetarët tanë, duke krijuar mundësi të reja shkëmbimi, zhvillimi dhe miqësie mes Lezhës dhe Bra-s.”
– Pjerin Ndreu, Facebook















