NJOFTIM – Për rishikimin e planit të përgjithshëm vendor
Bashkia Lezhë, mbeshtetur në ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, në ligjin Nr.107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar, në VKM 686, date 22.11.2017 “Për miratimin e Rregullores së Planifikimit të Territorit”, si dhe në Vendimin e Kryetarit të Bashkisë Lezhë Nr.201, date 31.03.2023 “Për ndërmarrjen e Nismës për rishikimin e dokumentit të Planit të Përgjithshëm Vendor, Bashkia Lezhë, me procedurë të thjeshtuar”, ka ndërmarrë nismen për RISHIKIMIN E PLANIT TË PËRGJITHSHËM VENDOR, të miratuar me vendimin Nr.6 date 16.10.2017 të Këshillit Kombetar të Territorit.
Konkretisht procesi i rishikimit prek pjesë të qytetit Lezhë në lidhje përshtatjen e PPV me projekte publike të parashikuara nga Bashkia Lezhë, si ndertimi i një pallati sporti, ndertimi i parkut qendor të qytetit, ndertim parkimi publik nëntokesor etj. , si dhe rishikimi i treguesve të zhvillimit në pjesë të Njësisë Shëngjin me qëllim përshtatjen e PPV me kërkesat e biznesit në këte zone si dhe zhvillimin urban aktual.
Në vijim të procesit të rishikimit të PPV, publikohet Draft Dokumenti i Rishikimit të PPV Lezhë për konsultim nga palet e interesuara (Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombetare e Zonave te Mbrojtura, etj). Takimi me palet e interesuara do të organizohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e cila do të bëjë edhe njoftimin e paleve të interesuara.
- Nisma per rishikimin – Kliko për të shkarkuar dokumentin
- Vendim per miratimin e nismes – Kliko për të shkarkuar dokumentin
- Draft Dokumenti_rishikim_PPV_Lezhe – Kliko për të shkarkuar dokumentin
- Procesverbal PPV – Kliko për të shkarkuar dokumentin