Në kuadër të hartimit të kalendarit të konsultimeve publike, Bashkia Lezhë do të zhvillojë diten e Hëne me datë 02.09.2024 ora 18:30 në ambientet e godinës së Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Gjergj Lacaj” Lezhë konsultimin publik për PBA-në 2025-2027 dhe buxhetin vjetor (faza e dytë) në Bashkinë Lezhë.
Konsultimi publik synon mbledhjen e rekomandimeve dhe sugjerimeve të qytetarëve lidhur me përcaktimin e prioriteteve të investimeve për tre vitet e ardhshme si dhe shërbimet e ofruara nga Bashkia.
Ftohen të marrin pjesë gjithë aktorët e interesuar duke përfshirë banorë nga të gjitha njesitë administrative, administratorët, kryetarët e fshatrave, përfaqësues të bizneseve të zonës, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, gazetarë, media lokale etj.