Në kuadrin e botimeve albanologjike dhe të letersisë së traditës, Entit Botues “Gjergj Fishta” Lezhë riboton për here te pare pas 110 vitesh Fjalorin e Gjuhës Shqipe të Shoqërisë “Bashkimi”. Siç shprehet profesor Xhevat Lloshi në parathënien e këtij ribotimi, pas fjalorit të Frang Bardhit të vitit 1635 dhe të Kristoforidhit 1904, ky fjalor është vepra më e rendësishme e leksikografisë shqiptar deri në mesin e shekullit të 19-të, shtypur në Shkodër me 1908 dhe që njihet shkurt si Fjalori i Bashkimit.
Fjalori është produkt i Shoqërisë “Bashkimi”, për të cilin është punuar për afërsisht 10 vite me radhë me kontributor kryesor dom Ded Koleci, dom Ndoc Nikaj dhe dom Mark Shllaku. Fjalori përmban afërsisht 14 mijë fjalë të cilat janë mbledhur nga burime të ndryshme dhe në radhë të parë nga gjuha e folur në fshat e qytet. Botuesi i Entit Gjergj Fishta, publicisti e studiuesi Frano Kulli, iniciator i shumë botimeve te tjera me vlerë kombëtare si kolanën e plotë të veprës letrare të Fishtës, bëri të mundur edhe ribotimin e këtij fjalori. Për nxjerrjen në dritë të ketij botimi autentik Kulli vlerëson dhe mbështetjen e bashkëpunimin që ka patur me dom Nik Ukgjinit dhe profesor Xhevat Lloshin.
Se sa me vlerë është ky ribotim, shkruan gjuhëtari Lloshi, i cili na vjen pas 110 vitesh, e vërteton fakti që edhe pse fjalorët e mëvonshëm e kanë shfrytëzuar visarin e tij përsëri nuk kanë qënë në gjëndje të rrokin gjithë atë pasuri fjalësh.
Përgatiti Rrok Lelçaj, Lezhë, 31.01.2019


