PYETËSOR PËR PËRCAKTIMIN E PRIORITETEVE TË KOMUNITETIT
Ky sondazh jep informacion të përmbledhur për mënyrën si janë shpenzuar fondet publike në bashki gjatë vitit 2022 dhe i jep mundësi komunitetit të rekomandojë funksionet / shërbimet prioritare për të cilat bashkia duhet të shpenzojë më shumë para gjatë vitit të ardhshëm 2024.
Informacioni bazohet në të dhënat e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit për vitin 2022.
Më shumë informacion mbi realizimin e buxhetit dhe performancën e shërbimeve të ofruara gjatë vitit 2022 gjeni në faqen e internetit të Bashkisë Lezhë
https://lezha.gov.al/drejtoria-e-finances-dhe-buxhetit/
Duke mbushur pyetësorin bini dakort që opinioni juaj të përdoret në proçesin e vendimarrjes për projektbuxhetin 2024-2026 të bashkisë.
Ky sondazh është përgatitur dhe do të përdoret nga Këshilli i Bashkisë Lezhë.