e rastin e festave të fundvitit, në Qendren Kulturore të Femijeve “Gjergj Lacaj” Lezhë, eshte organizuar nje aktivitet me femijët me aftësi ndryshe. Ky aktivitet, organizuar nga Bashkia Lezhë dhe Qendra e Zhvillimit Ditor, në fokusin e tij kishte shtimin e vemëndjes dhe të perkujdesjes në krijimin e kushteve sa më normale për fëmijët me aftësi ndryshe. Ishin keta femije, që në bashkëpunim me nxenesit e Shkolles ameriakne “Lezha Akdemik Center” kishin përgatitur nje program muziko-letrar. Vetë ata interpretuan këngë dhe recitime të ndryshme. Drejtoresha e kësaj qendre Marjana Prenga tregoi per punën që bën i gjithe stafi në integrimin e këtyre fëmijëve. Zëvëdeskryetari i bashkisë Lezhë Enver Hafizi, duke ju uruar fëmijëve një vit sa më të mbarë, ka folur për masat që ka marrë bashkia në krijimin e kushteve sa më normale të trajtimit të ketyre fëmijëve, për të qenë sa më aktiv në integrimin e tyre në shoqëri. Duke ju uruar fëmijëve një vit te Ri sa më të mbarë e të shëndetshëm, perfaqesues të Ministrisë së Arsimit u kanë premtuar se ata gjithnjë do të jenë në vemëndjen e këtij dikasteri për të ndihmuar me forma, modele e praktika të reja integrimin e tyre në shoqeri. Në fund te ketij aktiviteti, fëmijëve me aftesi ndyshe ju shperndane dhurata të mbledhura me kontributin financiar të Bashkisë Lezhë, dhe disa bizneseve.
Rrok Lelçaj Lezhë, 29.12.2018