INFO DAY / SESSION INFORMIMI
Me qëllim mbështetjen e OSHC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, Bashkia Lezhë do të organizojë një takim informues/ditë të hapur mbi Thirrjen e Katert publike, të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i cili financohet 100 % nga fondet e bashkisë.
Ftohen të marin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në përgjigje të kësaj Thirrjeje. Ky takimi ka si qëllim, informimin e OSHC-ve mbi elementët kryesorë të Thirrjes, duke u fokusuar tek elementët më të rëndësishëm për OSHC-të.
Takimi i planifikuar me datë 2/09/2022 do zhvillohet me datë 06/09/2022 ora 11:00, pranë Qendrës Kulturore të Fëmijeve, Bashkia Lezhë.
Ps: Ju lutem shpërndajeni ketë informacion tek të gjitha organizatat që mendoni që janë të interesuara.
Konfirmoni pjesëmarrjen në adresën: projektet.strategjike@lezha.gov.al deri me datë 1/09//2022.