Thirrje Publike për zgjedhjen e një përfaqësuesi të organizatës së shoqërisë civile (OSHC-ve) në Komisionin e Vlerësimit.
Thirrje Publike për zgjedhjen e një përfaqësuesi të organizatave të shoqërisë civile (OSHC-ve) në Komisionin e Vlerësimit, të aplikimeve për Thirrjen e hapur publike të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) përmes Metodologjisë LOD/Programi ReLOaD.
Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke stimuluar dhe krijuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për të. Disa nga rezultatet që projekti ReLOaD2 do të arrijë janë:
- Bashkitë do të përdorin modele transparente dhe të bazuara në projekte konkrete për financimin e OSHC-ve;
- OSHC-të do të ofrojnë shërbime të cilat adresojnë nevojat e qytetarëve në bashkitë partnere dhe janë në zbatim të planeve dhe strategjive lokale për zhvillim;
- Kapacitete të fuqizuara të OSHC-ve dhe njësive të pushtetit vendor për të zbatuar skemat e grantit dhe ofruar projekte cilësore;
- Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal, dialogut, ndarjes së praktikave ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe OSHC-ve në Ballkanin Perëndimor.
- Ngritja e kapaciteteve të shoqatave sportive, për të zbatuar skemat e grantit dhe ofruar projekte cilësore;
- Vënie në funksionim ose mbështetje e strukturave për veprimtari ose ngjarje sportive aktive; mbështetje për ekipet përfaqësuese vendore në veprimtaritë sportive.
- Grante, hua ose financime për të mbështetur ekipe konkuruese.
Prioritetet e Bashkisë Lezhë janë si më poshtë :
LOT 1 :
- Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm bazuar në trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Lezhës;
1.1 Promovimi i resurseve turistike.
1.2 Zhvillimi i kapaciteteve njërëzore për një turizëm të qëndrueshëm.
- Mjedisi dhe sherbimet publike;
2.1 Mbrojtja e mjedisit, parandalimi dhe menaxhimi i rreziqeve në territorin e Bashkisë Lezhë.
2.2 Edukim mjedisor për një jetesë aktive, të shëndetëshme dhe të sigurtë për qytetarët e të gjithë grupmoshave.
- Cilësia e jetës dhe komuniteti;
3.1. Rritja e aftësive, aksesit dhe përfshirjes digjitale të komunitetit në shoqërinë e informacionit.
3.2. Fuqizimi i mundësive të familjeve në nevojë dhe rritja e shanceve integruese për fëmijët, të rinjtë, gratë dhe personat me aftësi të kufizuar.
3.2.1. Fuqizimi ekonomik-social i familjeve në nevojë që trajtohen me ndihmë ekonomike përmes ngritjes së bizneseve apo sipërmarrjeve familjare me qëllim daljen nga skema e ndihmës ekonomike.
3.2.2. Fuqizimi psiko-social-ekonomik i familjeve që kanë përjetuar trauma të ndryshme (dhunë, neglizhim, trafikim etj).
3.2.3. Shërbime psiko-sociale e rekreative për të rinjtë me aftësi të kufizuara.
3.3 Aftësim dhe orientim i të rinjve për tregun e punës.
- Art & Kulturë;
4.1. Evidentimi dhe promovimi instensiv i trashëgimisë së pasur kulturore, historike dhe arkeologjike të Lezhës të shtimit të cilësisë dhe llojshëmërisë së ofërtës turistike për vizitorët e Lezhës.
4.2. Promovimi i jetës artistike dhe kulturore në Bashkinë e Lezhës.
LOT 2
- Mbështetje për sportin, disiplina futboll.
5.1. Promovimi i talenteve të reja në disiplinën e sportit.
Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Shqipëri. Përfaqësuesi i OSHC-së në Komisionin e Vlerësimit do të ketë këto detyra dhe përgjegjësi:
- Përfaqësuesi i OSHC-ve do të jetë anëtar i Komisionit të Vlerësimit me të drejtë vote, dhe do të kryejë vlerësim në përputhje me Metodologjinë LOD;
- Përfaqësuesi i OSHC-ve duhet të marrë pjesë në Komisionin e Vlerësimit nga fillimi deri në fund të procesit;
- Përfaqësuesi i OSHC-ve do të nënshkruajë një deklaratë konfidencialiteti dhe paanshmërie;
- Përfaqësuesi i OSHC-ve do të nënshkruajë bashkërisht me anëtarët e tjerë raportin e Komisionit të Vlerësimit dhe do të konfirmojë gjetjet e dalura nga procesi, si dhe do të japë komente shtesë lidhur me punën e Komisionit të Vlerësimit, nëse dhe kur është e nevojshme.
Të interesuarit për të qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit duhet të jenë anëtarë dhe/ose punonjës me orar të plotë të OSHC-ve të themeluara/regjistruara në Shqipëri dhe duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Përvojë dhe aftësi të mëparshme në kryerjen e një vlerësimi të paanshëm, të drejtë dhe transparent të projekt propozimeve të OShC-ve. Përvoja me skemat e dhënies së granteve të BE-së do të konsiderohet si përparësi;
- Përvojë në përgatitjen dhe/ose zbatimin e projekteve të financuara nga fondet publike, sidomos në nivel vendor;
- Njohja e bazës ligjore, dokumenteve strategjike, politikave dhe metodologjive në fushën e dhënies së fondeve publike për OSHC-të;
- Njohja e parimeve të Ciklit të Menaxhimit të Projekteve (PCM);
- Njohja e gjuhës shqipe dhe angleze në të folur dhe të shkruar.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim në adresën: projektet.strategjike@lezha.gov.al
- CV (duke specifikuar përvojën e mëparshme në fushat e sipërpërmendura);
- Letër Motivimi (duke shprehur interesin për pjesëmarrje në Komisionin e Vlerësimit, si dhe konfirmimin e disponueshmërisë për procesin e vlerësimit;
- Deklaratë nga përfaqësuesi ligjor i OSHC-së që autorizon kandidatin për të përfaqësuar OSHC-në përkatëse në Komisionin e Vlerësimit.
Përfaqësuesi i OSHC-së duhet të jetë i gatshëm të punoj pa pagesë. Përfaqësuesi i OSHC-së duhet të jetë i disponueshëm për angazhimin në Komision e Vlerësimit (dy ose tre ditë) gjatë periudhës 14/09/2022 – 10 Tetor 2022.
OSHC-të nga e cila kandidati i përzgjedhur për Komisionin e Vlerësimit është anëtar dhe/ose punonjës NUK do ketë të drejtë të aplikojnë (as si aplikues kryesor as si OSHC partnere) në thirrjet publike për dorëzimin e projekt propozimeve të OSHC-ve.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është data 14 Shtator 2022, ora 16:00.
Për informacion të mëtejshëm, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni në adresën: projektet.strategjike@lezha.gov.al