RELOAD | INTEGRIMI DHE FUQIZIMI I GRAVE TË LEZHËS PËRMES ARTIZANATIT
“Panair në kuadër të finalizimit të projektit “Integrimi dhe Fuqizimi i grave të Lezhës përmes Artizanatit”
Qendra ”Gratë në Shërbim Publik” ka zbatuar projektin “Integrimi dhe Fuqizimi i grave të Lezhës përmes Artizanatit”,i cili ka qenë një ndër projektet e zbatuara në kuadër të Programit Rajonal Për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), me mbështetjen financiare të Bashkisë Lezhë, në të cilin janë ofruar disa trajnime në qëndistari, punime dore dhe me tezgjah, në tre shkolla të mesme të bashkuara të Lezhës.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i statusit social dhe ekonomik të grave dhe vajzave nga grupet e disavantazhuara, të grave dhe vajzave viktima të dhunës në familje, përmes përfshirjes profesionale të tyre në artizanat dhe zeje.
Në mbyllje të këtij projekti, u realizua dhe Panairin në Sheshin “Gjergj Katrioti”, Lezhë.
Fokusi kryesor gjatë zbatimit të këtij projekti kanë qënë trajnimet mbi rritja e kapaciteteve të grave dhe vajzave sipërmarrëse apo të përfshira drejtpërdrejt në biznese lokale, sigurimi i alternativave afatgjatë, për inkurajimin e aktivizmit të tyre në jetën ekonomike dhe shoqërore si dhe menaxhim për trajnimin dhe mbështetjen e ideve të biznesit edhe pas përfundimit të projektit. Projekti synon të përmirësojë statusin social dhe ekonomik të grave dhe vajzave nga grupet e disavantazhuara,, përmes përfshirjes profesionale të tyre në Artizanat dhe Zeje, mbështetjes me kurse dhe praktikave profesionale, shkëmbimin e përvojës për fuqizimin dhe rritjen e mundësive të punësimit, vetëpunësimin dhe angazhimin e tyre në komunitet si dhe advokim në çështjet ligjore për barazinë gjinore.” – Bashkia Lezhë, Facebook