ReLOaD2 | BASHKIA E LEZHËS NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD2 SHPALL THIRRJEN E KATËRT PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE
Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke stimuluar dhe krijuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për të. Disa nga rezultatet që projekti ReLOaD do të arrijë janë:
Bashkitë do të përdorin modele transparente dhe të bazuara në projekte konkrete për financimin e OSHC-ve;
OSHC-të do të ofrojnë shërbime të cilat adresojnë nevojat e qytetarëve në bashkitë partnere dhe janë në zbatim të planeve dhe strategjive lokale për zhvillim;
Kapacitete të fuqizuara të OSHC-ve dhe njësive të pushtetit vendor për të zbatuar skemat e grantit dhe ofruar projekte cilësore;
Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal, dialogut, ndarjes së praktikave ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe OSHC-ve në Ballkanin Perëndimor.
Ngritja e kapaciteteve të shoqatave sportive,për të zbatuar skemat e grantit dhe ofruar projekte cilësore;
Vënie në funksionim ose mbështetje e strukturave për veprimtari ose ngjarje sportive aktive; mbështetje për ekipet përfaqësuese vendore në veprimtaritë sportive.
Grante, hua ose financime për të mbështetur ekipe konkuruese.
Për sa më sipër, Bashkia e Lezhës dhe programi ReLOaD2 fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimore dhe prioritetet e Bashkisë së Lezhës si më poshtë: Prioritetet Thirrja e IV-të : LOT 1 :
Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm bazuar në trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Lezhës;
1.1 Promovimi i resurseve turistike. 1.2 Zhvillimi i kapaciteteve njerëzore për një turizëm të qëndrueshëm.
Mjedisi dhe sherbimet publike;
2.1 Mbrojtja e mjedisit, parandalimi dhe menaxhimi i rreziqeve në territorin e Bashkisë Lezhë. 2.2 Edukim mjedisor për një jetesë aktive, të shëndetëshme dhe të sigurtë për qytetarët e të gjithë grupmoshave.
Cilësia e jetës dhe komuniteti;
3.1. Rritja e aftësive, aksesit dhe përfshirjes digjitale të komunitetit në shoqërinë e informacionit. 3.2. Fuqizimi i mundësive të familjeve në nevojë dhe rritja e shanseve integruese për fëmijët, të rinjtë, gratë dhe personat me aftësi të kufizuar. 3.2.1. Fuqizimi ekonomik-social i familjeve në nevojë që trajtohen me ndihmë ekonomike përmes ngritjes së bizneseve apo sipërmarrjeve familjare me qëllim daljen nga skema e ndihmës ekonomike. 3.2.2. Fuqizimi psiko-social-ekonomik i familjeve që kanë përjetuar trauma të ndryshme (dhunë, neglizhim, trafikim etj). 3.2.3. Shërbime psiko-sociale e rekreative për të rinjtë me aftësi të kufizuara. 3.3 Aftësim dhe orientim i të rinjve për tregun e punës.
Art & Kulturë;
4.1. Evidentimi dhe promovimi instensiv i trashëgimisë së pasur kulturore, historike dhe arkeologjike të Lezhës të shtimit të cilësisë dhe llojshëmërisë së ofërtës turistike për vizitorët e Lezhës. 4.2. Promovimi i jetës artistike dhe kulturore në Bashkinë e Lezhës. LOT 2
Mbështetje për sportin, disiplina futboll.
5.1. Promovimi i talenteve të reja në disiplinën e sportit. Totali i grantit në Bashkinë e Lezhës për këtë Thirrje LOT 1 është: 4,000,000 Lekë. Totali i grantit në Bashkinë e Lezhës për këtë Thirrje LOT 2 është: 30,000,000 Lekë. OSHC-të të cilat kanë qenë partnere dhe kanë zbatuar projekte në thirrjen e parë dhe të dytë kanë të drejtë të aplikojnë, por vlera totale e grantit për të gjtha thirrjet (miratuar në thirrjen e parë/dytë dhe të tretë) nuk duhet të kalojë 5.000.000 ALL përfituar nga projektet e zbatuara në Bashkinë Lezhë. Bashkia rezervon të drejtën të mos alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt mund të shkojë nga 6 deri në 36 muaj. LOT 1: nga 6 muaj deri ne 12 muaj LOT 2 : nga 12 muaj deri ne 36 muaj
PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:
Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.
DOKUMENTACIONI: Dokumentacioni për thirrjen publike për Bashkinë e Lezhëa mund të tërhiqet prej 19/08/2022 (dita e hapjes së Thirrjes Publike) deri në 12/09/2022(dita e mbylljes së Thirrjes Publike) duke e dërguar një kërkesë me emrin e organizatës së interesuar në e-mail adresën: projektetet.strategjike@lezha.gov.al apo personalisht, në adresën: DREJTORIA E PROJEKTEVE STRATEGJIKE, EVROPËS, MIGRACIONIT, DIASPORES, KOMUNIKIMIT DHE TRANSPARENCËS , BASHKIA LEZHË, KODI POSTAR 4501, SHESHI “GJERGJ KASTRIOTI”
Informacioni përkatës si dhe një version elektronik i të gjithë paketës së aplikimit mund të merret edhe nga faqja e internetit: https://lezha.gov.al/reload/
Me qëllim mbështetjen e OSHC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, bashkia do të organizojë takime informuese/ ditë të hapura:
Bashkia Lezhë do të organizojë një takim informues/ditë të hapur mbi Thirrjen e tretë publike, ku ftohen të marin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në përgjigje të kësaj Thirrjeje. Ky takimi ka si qëllim, informimin e OSHC-ve mbi elementët kryesorë të Thirrjes, duke u fokusuar tek elementët më të rëndësishëm për OSHC-të. Për Bashkinë Lezhë takimi informues do të organizohet më 02/09/2022, në ambientet e Qendres Kulturore të Fëmijeve Lezhë.
Pyetje rreth ftesës publike mund të behën përmes e-mail adresës projektet.strategjike@lezha.gov.al duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më 05/09/2022, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet mund t’u dërgohen gjithashtu të gjithë aplikantëve të mundshëm me email.
PAKETA E THIRRJES:
- Shtojca 6 – Udhëzuesi
- Shtojca 7 – Projekt Propozimi
- Shtojca 8 – Buxheti
- Shtojca 9 – Korniza Logjike
- Shtojca 10 – Plani i Aktiviteteve dhe dukshmërisë
- Shtojca 11 – Formulari i identifikimit administrativ dhe financiar
- Shtojca 12 – Deklarata për plotësimin e kritereve
- Shtojca A – Deklarata e partneritetit
- Shtojca B – Deklarata për shmangien e konfliktit të interesit