Përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Bashkia Lezhë ka ndërhyrë në rikonstruksionin e plotë të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Karl Gerga” Balldre, e cila prej vitesh ndodhej në një gjëndje tejet të amortizuar.
Vlera e financimit të këtij projekti kap shumën prej 74 milion lek të reja, ku 30 përqind e kësaj vlere është investim i Bashkisë Lezhë. Është ndërhyrë si në mjediset e brendshme dhe ato të jashtme të shkollës. Gjithashtu, janë bërë ndërhyrje në palestër dhe mjediset e tjera sportive, duke e ndryshuar tërësisht pamjen e tyre. Për drejtorin e Arsimit e Kulturës, Ardian Laçi, shkolla e rikonstruktuar e Balldrenit është një model i punës korrekte të Bashkisë Lezhë në krijimin e kushteve sa më bashkëkohore për nxënësit në çdo njësi administrative, ku dhe pritet tenderimi i fondeve për shkolla të tjera.
Punimet e nisura në muajin nëntor të vitit të kaluar i janë afruar fundit dhe gjithçka pritet të përfundojë para afatit të parashikuar në kontratë. Kështu, 500 nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Karl Gega”, Balldre, vitin e ri shkollor do të vijojnë mësimet në një objekt tërërsht të rikonstruktuar dhe që ofron kushte normale mësimi.
Rikonstruksioni i Shkollës së Mesme të Bashkuar në Balldre, si dhe ndërhyrja që po vijon në objekte të tjera, flet qartë për prioritetin e punës së Bashkisë Lezhë dhe kreut të saj Frrokaj, në arritjen e standarteve bashkëkohore në shkolla dhe në të gjithë proçesin mësimor edukativ të të nxënit.
Rikontruksioni i plotë i shkollës “Karl Gega” në Balldre, ndërtimi nga e para e palestrës, si dhe mjedisi perfekt i gjelbëruar, e bëjnë këtë shkollë ndër më të mirat në Lezhë.
500 nxënës të kësaj shkollë, në shtator, do të fillojnë vitin e ri shkollor në mjedise komplet të reja dhe do të argëtohen në palestren dedikuar atyre. 74 milionë lekë është buxheti i akorduar për këtë projekt, një bashkëfinancim i Bashkisë Lezhë dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.(FSHZHR.)
Rr.Lelçaj Balldre, 19.05.2019