Sfidat dhe mundesitë e tregut të punës për të rinjtë, ka qenë temë kryesore e konferencës së organizuar në Lezhë nga Qendra Social-Kulturore “HANA” në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, Drejtorinë Rajonale të Arsimit dhe institucionet e tjera. Florinda Gjergji, koordinatore e projektit “YES” – Rini që ndez shpresë, sfidon stereotipe dhe arrin suksese -, theksoi se ky projekt ka si qëllim që të shërbejë si një ndërlidhës i potencialeve komunitare, veçanërisht atyre rinore dhe mundësive për punësim e zhvillim, duke sjellë modele që nxisin dhe inkurajojnë.
Kreu i Bashkisë së Lezhës z.Pjerin Ndreu u shpreh se bashkia është institucion shërbimi e jo punësimi, por dera e saj do të jetë e hapur për të gjithë ata që mendojnë e aspirojnë për të shërbyer. Në fjalimin e saj, zëvendësministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve Lorena Haxhiu, duke evidentuar mbështetjen ndaj këtij projekti, i quajti me fat të rinjtë e Lezhës, për të cilët dyert e institucioneve janë të hapura. Në diskutimet e tjera rreth barrierave dhe mundësive që tregu i punës paraqet për të rinjtë, solli eksperiencën e tij të suksesshme në disa vende të botës, super modeli, aktori dhe biznesmeni Lezhjan Rolando Lekaj. Me vizion, punë, vullnet e këmbëngulje gjithçka mund të arrihet. Kjo conference, ku u trajtuan sfidat dhe mundësite e tregut të punës për të rinjtë u mundësua falë mbështetjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqiperi.
Përgatiti Rrok Lelçaj, Lezhë, 09.09.2019