Në 35 shkollat e Lezhës filloi viti i ri mesimor 2019-2020. Sipas të dhënave të Drejtorisë Rajonale të Arsimit, procesi mësimor nisi normalisht e pa probleme si në shkollat e arsimit fillor, 9-vjeçar, atij të mesëm dhe profesional. Nxenes e prinder shpejtojne per te qene te pranishem ne ceremonite e fillim vitit te ri mesimor, ku prane çdo shkolle ndihet nje atmosfere feste. Në ceremonine e organizuar në gjimnazin “Hydajet Lezha”, drejtoresha Yllka Çuko duke ju uruar 900 nxenesve nje fillim sa me te mbare, ne emer te stafit pedagogjik ju premtoj atyre perkushtim ne realizimin cilesor te programeve mesimore. Kryetari i Bashkise Lezhe Pjerin Ndreu theksoi se Bashkia do te kete ne qender te vemendjes ambientet e shkollave per te krijuar kushte normale mesimi si dhe do mbeshtese me bursa nxenesit ekselent. Ai vleresoi punën e bërë në meremetimin dhe rikonstruksionin e objekteve shkollore dhe premtoi një bashkëpunim të dobishëm me Ministrine e Arsimit dhe institucionet arsimore me synim për të përsosur sa më shumë kushtet e mësimdhënies dhe cilësinë e të nxënit deri në shkollat me skajore te Lezhës. Z. Ndreu bëri me dije se do të filloj puna për rikonstruksionin e gjimnazit te vjeter, me synim per te reduktuar numrin e larte te nxenesve ne klasa. Në këtë mënyrë, perfundoi Ndreu, Bashkia me politikat e saj arsimore do bëjë të pamundurën për të ndikuar në përmirësimin e kushteve në shkolla e kopshte me synim rritjen e pervitëshme të cilësisë së procesit mesimor. Ndersa drejtori i zyres vendore arsimore Lezhe Luan Dalipi duke evidentuar punen e mire qe u bë me shperndrjen e teksteve mesimore theksoi se gjimnazi “Hydajet Lezha” me nje histori e tradite arsimore mbi 60-vjeçare, do jete dhe shtepia e realizimit te endrrave tuaja. Në shkollat e Lezhës do vijojnë mësimet këtë vit të ri shkollor afër 11.532 nxënës, ku 816 prej tyre nisin betejën e dijes, duke u ulur në bankat e klasës se parë. ( Parashkollor 1883 femije, arsimi 9-vjeçar 7139 nxenes, arsimi i mesem 1960 nxenes, arsimi profesional 550 nxenes, klasa e pare fillore 816 nxenes, viti i pare gjimnaz 667 nxenes, ku do japin mesim 730 mesues). Me masat e marra nga Bashkia, objektet shkollore me gjithë rrjetin e tyre infrasrukturor, në këtë fillim viti të ri përformuan kushte normale mësimi në çdo klasë, ku nxenesit e te gjitha niveleve janë paisur me tekstet mësimore. Disa godina shkollore i janë nënshtruar procesit të rikonstruksionit dhe plotësojnë të gjitha standartet bashkëkohore për një proces mësimor normal. Te tilla jane shkolla e mesme e bashkuar ne Zejmen dhe ajo ne Balldre ku Bashkia Lezhë përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, bëri të mundur rikonstruksionin e plotë të tyre. Shume shpejt pritet te nisin punimet per restaurimin e plote te shkolles se mesme te bashkuar ne Ishull Lezhe. Në ditën e parë të fillim vitit të ri shkollor, procesi mësimor vijoi normalisht në të gjitha shkollat e Lezhës.
Lezhë, 16.09.2019 Përgatiti Rrok Lelçaj