SHPALLJE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE, LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
2. Verifikimi Paraprak, Lëvizje Paralele,
3.Verifikimi, Lëvizje Paralele,
SHPALLJE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE, LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
2. Verifikimi Paraprak, Lëvizje Paralele,
3.Verifikimi, Lëvizje Paralele,
NJOFTIM – Për thirrjen e mbledhjes jashtë radhe të Këshillit Bashiak Lezhë, dt. 22.01.2025
Lezhë, me 10.01.2025
Bashkia Lezhë hap thirrjen për aplikime për Programin Social të Strehimit “Subvencionimin e interesave të kredisë”. Njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar, të paraqesin aplikimet e tyre pranë Bashkisë Lezhë nga data 10.01.2025 deri më 11.02.2025 dhe njëkohësisht të bëjnë aplikimin dhe në portalin “e-albania” .
Programi Social i Strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë” synon të mbështesë familje / individë që nuk disponojnë banesë në pronësi.
Kriteret bazë për paraseleksionimin e kërkesës së paraqitur nga individët/familjet e interesuara për të përfituar nga programi social i strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë”, do të jenë:
1.Individë të cilët në momentin e paraqitjes së kërkeses kanë mbushur moshën 18 vjeç;
2.Familjet të cilët në momentin e paraqitjes së kërkesës nuk kanë në pronësi një banesë;
3.Familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit;
4.Familjet që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar në tabelën e mëposhtme;
Struktura familjare (Nr. Persona) | Struktura e Apartamentit që përfiton individi / familja | Kufiri Maksimal i Kredisë / Familje | Të ardhura Max. |
---|---|---|---|
1 | Garsoniere | 2,583,000 | 62 159 |
2 | 1+1 | 3,157,000 | 80 576 |
3-4 | 2+1 | 4,649,400 | 106 709 - 111 709 |
5 dhe më shumë | 3+1 | 5,740,000 | 116 808 |
Përparësi në përzgjedhje do të kenë:
– Çiftet e reja dhe të rinj me moshe jo me të madhe se 40 vjeç;
– Gra kryefamiljare/gra të dhunuara;
– Familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë;
– Familjet me mëshumë se 4 fëmijë;
Përparësitë e përcaktuara më sipër, nuk përjashtojnë individë a familje që nuk bëjnë pjesë në këto grupe.
Për më shumë informacion, paraqituni pranë Bashkisë Lezhë brenda afateve të përcaktuara më sipër.
Njoftim për organizimin e Dëgjesës Publike në lidhje me heqjen nga Fondi Pyjor Kombëtar në