Kick-Off meeting për projektin ProLIGHTmed
Bashkia Lezhë mori pjesë në Kick-Off meeting e mbajtur për projektin ProLIGHTmed në Komunën e Tuzit, në Mal të Zi me datat 29 Shkurt dhe 1 Mars 2024. Synimi i takimit ishte prezantimi i projektit dhe prezantimi i projekt partnereve.
Ky projekt udhëhiqet nga Komuna e Tuzit dhe ka 7 parnereve të tjerë në projekt të cilet janë: “Energy and Enviroment Agency of Arrabida”, “Union of Bulgarian Black Sea Local Authorities”, “Bashkia Lezhë”, “Bashkia Pegeia”, “ Qyteti i Kasteles”, “National Energy Technological Cluster”dhe “Technical University of Crete”.
Projekti ProLIGHTmed është shpallur fitues në Programin Interreg Euro-MED. Projekti synon të kontribuojë në promovimin e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike përmes optimizimi dhe lehtësimi i zgjidhjeve të efikasitetit të energjisë së ndriçimit publik në zonën EURO-MED. Buxheti total i projektit është 2,949,785 Euro ndërsa buxheti për Bashkinë Lezhë është 426,500 Euro nga të cilat 341,200 Euro është financim nga donatori dhe 85,300 Euro bashkefinancim nga bashkia.