Jubileu i 580 vjetorit të Besëlidhjes / Presidenti Begaj në Lezhë
Foto Album:






































































“Sot finalizuam binjakëzimin mes Bashkisë Lezhë dhe Komunës së Bra-s në Itali, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes komuniteteve tona.
Nisma për këtë partneritet lindi edhe si një vlerësim për komunitetin e madh zadrimor që jeton dhe punon në Bra, një komunitet që ndër vite ka përfaqësuar me dinjitet kulturën e Zadrimës dhe vlerat më të mira të vendit tonë.
Së bashku me Kryetarin e Komunës Bra, Z. Giovanni Fogliato, nënshkruam marrëveshjen në praninë e përfaqësuesve institucionalë, delegacionit italian dhe bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë e kontribuojnë në këtë komunë.
Ky binjakëzim do të shërbejë si një urë bashkëpunimi për të afruar edhe më shumë qytetarët tanë, duke krijuar mundësi të reja shkëmbimi, zhvillimi dhe miqësie mes Lezhës dhe Bra-s.”
– Pjerin Ndreu, Facebook
“Në prezencën e GIZ Gjerman në Shqipëri dhe përfaqësuesve të 15 bashkive të vendit që kanë shprehur interes për replikimin e skemës së re të pastrimit, sot në Lezhë u demonstruan arritjet dhe sfidat e kësaj skeme.
Gjithashtu, projekti që pritet të nisë së shpejti për qendrën multifunksionale të trajtimit të mbetjeve të riciklueshme, i projektuar nga GIZ dhe i financuar bashkërisht me Bashkinë Lezhë, u prezantua si një ndër projektet më të plota që aplikohet për herë të parë në Shqipëri.
Lezha drejt një transformimi dhe modeli bashkëkohor në pastërti dhe mjedis!” – Pjerin Ndreu, Facebook
Lezha Prezanton Skemën e Re të Pastrimit dhe Projektin e Qendrës Multifunksionale të Mbetjeve
Në prezencën e përfaqësuesve të GIZ Gjermane në Shqipëri dhe përfaqësuesve të 15 bashkive të vendit që kanë shprehur interes për replikimin e skemës së re të pastrimit, sot në Lezhë u demonstruan arritjet dhe sfidat e kësaj skeme.
Gjithashtu, projekti që pritet të nisë së shpejti për qendrën multifunksionale të trajtimit të mbetjeve të riciklueshme, i projektuar nga GIZ dhe i financuar bashkërisht nga Bashkia Lezhë, u prezantua si një ndër projektet më të plota që aplikohet për herë të parë në Shqipëri.
Lezha drejt një transformimi dhe modeli bashkëkohor në pastërti dhe mjedis!
