Administrata e Bashkisë Lezhë, institucioneve të ndryshme si dhe qytetarë iu bashkuan nismës së dhurimit vullnetar të gjakut, seancë e zhvilluar në ambjentet e bashkise. Thirrjes për dhurim vullnetar gjaku, të iniciuar fillimisht nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, mbështetur nga kryetari i Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj dhe Dega e Kryqit të Kuq, iu bashkuan dhurues vullnetarë të shumtë, të cilët me ndjenjën e solidaritetit për t’ju ardhur në ndihmë të sëmurëve në spitale, sensibilizuan me shembullin e tyre, duke dhuruar gjak. Ka vizituar dhe parë nga afër mjediset e dhurimit të gjakut në Bashkinë Lezhë Presidenti i Republikës z. Ilir Meta. Kryebashkiaku z.Fran Frrokaj nënvizoi rëndësinë që kanë nisma të tilla, duke shprehur bindjen dhe besimin që Bashkia Lezhë, ashtu si dhe herë të tjera, bazuar në moton: kush dhuron gjak shpëton jetë, do të dhurojë sërish në mënyrë vullnetare gjak për të sëmurët në nevojë. Nga ana tjetër Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, duke falenderuar kreun e Bashkisë Lezhë Frrokaj, administratën e qytetarët për shembullin e shkëlqyer të solidaritetit me këtë kauzë humane, e cilësoi një ditë të mrekullueshme këtë akt dhurimi vullnetar të gjakut në Lezhë.
Kjo fushatë ndërgjegjësimi e sensibilitetit, e udhëhequr nga rinia, do vijojë edhe në të gjitha qytetet e tjera të vendit.
Përgatiti Rrok Lelçaj Lezhë, 15.01.2019