Trajnimi i stafit të Bashkisë Lezhë që punojnë në fushën e turizmit, kulturës dhe komunikimit
Ka përfunduar trajnimi i stafit të Bashkisë Lezhë që punojnë në fushën e turizmit, kulturës dhe komunikimit. Gjate këtij cikli trajnimi stafi ka marrë njohuri në fushën e promovimit të turizmit, komunikimit dhe marketingut dixhital.
Ky trajnim është realizuar në kuadër të zbatimit të aktiviteteve të projektit “Zhvillimi i turizmit në Lezhë”.
Ky projekt zbatohet nga Bashkia Lezhë në kuadër të skemës së granteve “BE për Bashkitë”, i financuar nga Bashkimi Evropian.