VIZITË E STAFIT TË BASHKISË LEZHË NË BASHKINË BUDVA
Bashkia Lezhë e përfaqësuar nga Drejtoria e Projekteve Strategjike dhe Drejtoria e Turizmit dhe Kulturës në kuadër të zbatimit të projektit “Zhvillimi I Turizmit në Lezhë” ka zhvilluar aktivitetin e rrallës duke realizuar një vizitë në Budva për të shkembyer eksperiencat dhe praktikat e mira në fushën e turizmit.
Në këtë vizitë u realizua një takim me stafin e turizmit në Bashkinë e Budvas si dhe u vizituan disa nga zyrat e info point-it. Me interes të veçante u diskutua mënyra e funksionimit të zyrave të info point-it si dhe modeli i strategjisë digjitale të marketingut turistik të Bashkisë Budva.
Ky projekt zbatohet nga Bashkia Lezhë në kuadër të skemës së granteve “BE për Bashkitë”, i financuar nga Bashkimit Evropian


















