Sot, Qeveria Gjermane përmes KFW, Qeveria Zvicerane përmes SECO, Delegacioni Evropian, Qeveria Shqiptare dhe Bashkia Lezhë , nënshkruan marrëveshjen për fillimin e projekteve dhe investimin në:
-Sistemimin e të gjithë kanaleve të ujërave të zeza e të bardha dhe gjithë përrenjëve të shiut në qytetin Lezhë.
-Ujësjellësat e Lagjes “Nënë Tereza”, të Shëngjinit dhe Gocaj-Kakarriq.
Kreu i Bashkisë Lezhë z.Pjerin Ndreu shprehet se ky është një investim prej 16.1 milionë euro vetëm për Lezhën. Më në fund përmes zbatimit të këtyre projekteve, merr zgjidhje përfundimtare situata e tmerrit të përmbytjeve në Lezhë, por jo vetëm kaq.
Surpriza të tjera investimesh, thekson Ndreu, së shpejti do ketë Bashkia e Lezhës.
Rr.Lelçaj, 28.10.2019