Me banorë dhe biznese të Njësive Administrative Zejmen dhe Kolsh është diskutuar hapur me publikun rreth Projekt-Paketës Fiskale të Bashkisë Lezhë për vitin 2020.
Ulja 30% e taksave dhe 10-20 % e tarifave vendore, theksoi në fjalën e tij kreu i Bashkisë Lezhë z.Pjerin Ndreu, janë premtime të thëna dhe të mbajtura. Ne nuk gënjejmë por mbajmë fjalën e dhënë. Drejtori i Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Lezhë, Arjan Barbullushi, ekspozoi para të pranishmëve në takim gjithë treguesit e paketës së re fiskale.
Ulja e taksave dhe tarifave vendore është mirëpritur dhe nga banorët e këtyre njësive, të cilët diskutuan në këtë takim dhe dhanë mendimet e sugjerimet e tyre për projekt-paketën e re fiskale të vitit që po vjen.
Rr.Lelçaj, Lezhë, 25.10.2019