NJOFTIM
"PËR DISIPLINIMIN E TRAFIKUT, E VENDOSJES SË RREGULLAVE PËR NDALIMIN E QARKULLIMIT PËR MJETET E RËNDA PËR NJË PJESË TË AKSEVE RRUGORE NË SHËNGJIN DHE TALE, GJATË SEZONIT TURISTIK"
1. Qarkullimi për të gjithë mjetet e tonazhit të rëndë (Autobetoniere, Fadroma, Autovinça, Eskavator, Betoniere etj.,,) me peshë të përgjithshme mbi 3.5 ton, për zonën e Shëngjinit
• Ndalohet nga data 01.06.2026 deri me datë 30.06.2026 nga ora 12:00 e çdo të premte deri në orën 08:00 të së hënes.
• Ndalohet plotësisht qarkullimi i tyre nga data 01.07.2026 deri me datë 15.09.2026.
2. Qarkullimi i mjeteve të shërbimit të Portit Shëngjin, mjetet e furnizimit të karburanteve dhe të furnizimit me ujë për aksin rrugor Lapidar – Porti
• Ndalohet nga e hëna në të enjte ora 10:00 deri në 22:00 nga data 01.07.2026 deri me 01.09.2026.
• Ndalohet kategorikisht qarkullimi në ditët e premte, e shtunë, e diel.
3. Qarkullimi i mjeteve të transportit të mallrave (ATP), furgonave të shërbimit, furnizimit
• Ndalohet nga e hëna në të enjte ora 10:00 deri në 22:00 nga data 01.07.2026 deri me 01.09.2026.
• Ndalohet kategorikisht qarkullimi në ditët e premte, e shtunë, e diel.
4. Akset rrugore që do të ndalohet qarkullimi janë:
• Njësia Administrative Shëngjin, Segmenti rrugor “Knallë” (kthesa e Antagut-Kune);
• Njësia Administrative Shëngjin, Segmenti rrugor “Fran Ivanaj” (Kune Lapidar), në qytetin e Shëngjinit;
• Njësia Administrative Shëngjin, Segmenti rrugor Lapidar- Rëra e Hedhur, në qytetin e Shëngjinit;
• Njësia Administrative Shëngjin, Segmenti rrugor “Tabe”, Kune Ishull Shëngjin;
• Njësia Administrative Shënkoll, Segmenti rrugor “Sokol Olldashi”, Superstradë – Plazhi i Tales;
5. Qëndrimi dhe pushimi i mjeteve të qarkullimit në të dyja krahët e rrugës “Nënë Tereza” në hyrjen e Shëngjinit deri tek porti i Shëngjinit:
• Ndalohet nga data 01.06.2026 deri në datën 15.09.2026.
• Lejohet stacionimi i taksive dhe autobusëve në krahun e djathtë të kësaj rruge.
6. Për zbatimin e këtij urdhëri ngarkohet: Drejtoria e Shërbimeve Publike Infrastrukturës, Transportit dhe Mjedisit, Policia Bashkiake, Njësia Administrative Shëngjin dhe Njësia Administrative Shënkoll.




