Lezha Hap Zyrtarisht Sezonin Turistik 2026 në Shëngjin
Lezha mbrëmë në Shëngjin hapi zyrtarisht sezonin turistik 2026!
Me pjesëmarrjen e Ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, Ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi, Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, Ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Skënder Dyrmishi, kryetarëve të komunave të Deçanit dhe Klinës, Bashkim Ramosaj dhe Zenun Elezi, si dhe kryetarëve të Bashkive Pogradec dhe Malësi e Madhe, Ilir Xhakolli dhe Tonin Marinaj, bashkë me shumë të ftuar, qytetarë dhe biznese.
Oferta turistike, njësitë akomoduese hoteliere, gastronomia, punimet artistike të zonës, lojërat për fëmijë, aktivitetet në det dhe koncerti artistik ishin të gjitha në harmoni për promovimin e turizmit lezhjan. Gjithë potenciali turistik në një panair!

