"Poezi nën Yje" — Një Mbrëmje e Paharrueshme në Kalasë e Lezhës
Nën perëndimin magjepsës të diellit, në Ballkonin e Kalasë së Lezhës, natyra dhe poezia u shkrinë në një mbrëmje të veçantë artistike të titulluar “Poezi nën yje”, duke krijuar një atmosferë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.
Mbi 20 poetë lezhjanë dhe të ftuar sollën para publikut vargje që përcollën emocione, kujtime dhe reflektime, ndërsa diskutimet letrare, muzika dhe mikpritja e ngrohtë e bënë këtë takim edhe më të veçantë.
Në këtë natë magjike nuk mungoi as vera e mirë e Kallmetit, e cila i shtoi shijen një mbrëmjeje ku arti, historia dhe natyra u bashkuan në harmoni të plotë.
Falënderojmë Klubin e Letrave “Ndoc Gjetja” për bashkëpunimin në realizimin e kësaj veprimtarie, si dhe poetët e ardhur nga Tirana, Shkodra dhe diaspora, të cilët me praninë dhe krijimtarinë e tyre i dhanë një dimension më të gjerë kësaj mbrëmjeje të dedikuar poezisë.

