Bashkia Lezhë Mbështet të Rinjtë përmes Programit ReLOaD
Bashkia Lezhë mbështet të rinjtë përmes programit ReLOaD!
Në kuadër të programit #ReLOaD dhe me mbështetjen financiare të Bashkisë Lezhë, u zhvillua eventi përmbyllës i projektit “Fuqizimi i të Rinjve për Ruajtjen dhe Promovimin e Trashëgimisë Kulturore”.
Dhjetëra të rinj u bënë pjesë e këtij programi të organizuar nga AlbGreen dhe Teen Things, duke marrë pjesë në trajnime, praktika, vizita studimore, performanca skenike dhe aktivitete të artit pamor, të cilat kontribuan në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe fuqizimin e rolit të të rinjve në komunitet.
Ky projekt u financua nga Bashkia Lezhë në kuadër të programit ReLOaD, duke krijuar më shumë hapësira për angazhimin, zhvillimin dhe aktivizimin e të rinjve në jetën kulturore dhe sociale të qytetit.

