Talent Lezhian Fiton Konkurs Kombëtar Arkitekture
Talentet nga Lezha vazhdojnë të na bëjnë krenarë!
Sot pata kënaqësinë të mirëpres në zyrë Miranda Ndojin, studenten e arkitekturës pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, e cila u shpall një nga tre fitueset e Konkursit Kombëtar “Kullat e Vrojtimit – Inteligjenca Natyrale, Artificiale dhe Kolektive”.
Projekti i saj fitues në Lagunën e Vainit ka vlera në arkitekturë, ekologji dhe turizëm, duke synuar monitorimin e faunës, zbulimin e hershëm të zjarreve dhe krijimin e një atraksioni të ri turistik për zonën.
Urime, Miranda! Lezha vazhdon të shkëlqejë përmes të rinjve të saj.





