Lezha merr pjesë në panairin më të madh të turizmit në botë – World Travel Market London 2026!
Bashkia Lezhë, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, prezanton potencialet turistike të destinacionit të Lezhës në një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të industrisë së turizmit.
Në këtë panair, Lezha promovon pasuritë e saj historike, natyrore, kulturore dhe bregdetare, duke sjellë në vëmendjen e tregjeve ndërkombëtare një destinacion që ndërthur historinë mijëravjeçare me bukuritë e natyrës dhe bregdetit Adriatik.
Përmes kësaj pjesëmarrjeje synojmë të rrisim vizibilitetin ndërkombëtar të Lezhës, të krijojmë partneritete të reja dhe të hapim mundësi të reja bashkëpunimi në tregjet turistike globale.












