Zona bregdetare Tale-Grykë Lumi-Alk drejt zgjidhjes njëherë e përgjithmonë të situatës së ujit dhe kanalizimeve të ujërave të zeza!
Këshilli Teknik i AKUM shqyrtoi dhe miratoi projektin e rehabilitimit dhe rikonstruksionit të plotë të ujësjellësit të Fushë Krujës.
Investimi i AKUM do të nisë së shpejti, dhe brenda vitit 2021 do të mundësojë:
1. 24 orë ujë të pijshëm dhe më cilësi;
2. Shtimin e prurjes ditore/banorë;
3. Lidhjen 100% të konsumatorëve me matësa;
4. Eleminimin e lidhjeve të paligjshme;
5. Uljen e kostos së energjisë, për të mundësuar rritjen e përformancës për UK Krujë;
6. Shfrytëzimin dhe menaxhimin optimal të burimeve ujore.
Infrastruktura e Ujësjellësit të Fushë Krujës sot paraqitet tejet e amortizuar në tërësinë e saj dhe disa nga investimet kyçe të bëra ndër vite janë të degraduara ose jashtë funksionit. Përfituese e këtij projekti do të jetë dhe zona bregdetare Tale, Gryke Lumi, Alk e Bashkisë Lezhë.
Përgatiti: Rr.Lelçaj.