Kreu i Bashkisë Lezhë z.Pjerin Ndreu bën të ditur se në Lezhë brenda 2 viteve do zgjidhen problemet përsa i përket ujit të pijshëm, kanalizimeve të ujërave të zeza e të bardha në qytet dhe zonat përreth.
1-Ujësjellësi Tresh-Spiten-Markatomaj-Zejmen-Pllanë me projektin e Bashkisë Lezhë dhe investimin e qeverisë shqiptare me rreth 3 milionë dollarë.
2-Ujësjellësi dhe kanalizimet e ujërave të zeza, Tale 1-Tale 2-Gryke Lumi dhe Alk po nga qeveria shqiptare, me rreth 4 milionë dollarë.
3-Gjithë sistemi i disiplinimit të kanaleve të ujërave të zeza, të bardha dhe të shiut në qytetin Lezhë, duke shpëtuar njëherë e mirë katastrofën e përmbytjeve, si dhe ujësjellësat e Gocaj-Kakarriq, të Lagjes “Nëne Tereza” ( Kodermarlekaj) dhe të Shëngjinit nga KFW Gjermane me vlerë 13 milion euro..
Këto investime janë tashmë të konfirmuara, ndërkohë që po negociojmë për Mërqi dhe Daje!
Të tjera projekte zhvillimi, përfundon Ndreu, do bëhen publike së shpejti. Nuk keni parë gjë akoma.
Përgatiti: Rr.Lelçaj.