Me rastin e 7 Marsit, ditës së mesuesit, Bashkia dhe Drejtoria Arsimore Rajonale Lezhë organizuan në sallën e pallatit të kulturës një aktivitet artistik kushtuar kësaj date të rëndësishme, që hodhi themelet e arsimit shqiptar dhe që përkon me 131 vjetorin e hapjes së mësonjëtorës së parë shqipe në Korçë. Ishin të pranishëm drejtori i arsimit, kulurës, turizmit e sporteve pranë bashkisë Ardian Laçi, drejtues të DAR, si dhe mësues e nxënës shkollash të arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Lezhë Bardhok Pulaj në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi rolin dhe kontributin e mësuesit në formimin e edukimin e brezave. Me motivacionin për kontributin e palodhur në arsimimin e edukimin e nxënësve të ciklit parauniversitar, 16 mësuesve të Lezhës, që kanë dalë në pension këtë vit, iu dorëzuan çertifikata mirnjohjeje, dhënë nga Ministria e Arsimit. Më pas nxënës të shkollave të qytetit dhe ata të shkollës së muzikës “Besëlidhja” dhanë një program artisik me pjesë muzikore dhe me këngë kushtuar Mësuesit.
Rr.Lelçaj 07.03.2018